Përplasen veteranët (VIDEO)

PUBLIKUAR

Veteranët e Dukagjinit e kanë vlerësuar të papranueshëm plotësim-ndryshimin e Ligjit për veteranët, pasi e cilësojnë diskriminues, derisa kreu i veteranëve të UÇK-së insiston se ndryshimet ligjore janë të mirëseardhura

Qeveria e Kosovës nuk kishte fuqi që të bënte pastrimin e listave të veteranëve nga veteranët e rrejshëm, prandaj vendosi që të bëjë plotësim-ndryshimin e Ligjit, në mënyrë që të reduktonte shpenzimet e kësaj kategorie, siç kërkonte Fondi Monetar ndërkombëtar.

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të veteranëve, subjektet opozitare si dhe analistët politikë në vend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Megjithatë, ata thonë se ndryshimi i këtij ligji nuk do të zgjidhë problemin e veteranëve, madje, sipas tyre, ky ligj tashmë është i padrejtë dhe diskriminues.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur për këtë çështje, pavarësisht interesimit të “Zërit”.

Kurse, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se ndryshimet në ligj janë bërë në të mirë të veteranëve.

“Ky nuk është një ligj i përkryer, por është më i mirë se që ka qenë. Pasi pensioni i veteranëve do të jetë deri në 250 euro. Po ashtu tani veteranët që punojnë mund të marrin 50% të pensionit, gjë që deri tani nuk mund ta merrnin. Kategorizimi ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm, por tani kategorizimi i është bërë vetëm tek paga dhe ky kategorizim është bërë për shkak se FNM-ja ka kushtëzuar që të bëhet kjo ose të ndalet pensioni. E për mos t’ua ndalur pensionet kemi bërë këtë pranim”, ka deklaruar Gucati…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...