Haradinaj paraqitet para prokurorit francez

PUBLIKUAR

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të lirohet nga autoritetet franceze.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Haradinaj nesër do të dalë para prokurorit të shtetit francez ku do ta kuptojë arsyen e qartë të arrestimit dhe procedurat e mëtutjeshme.

Nga procedurat e mëtutjeshme, ish kryeministri i Kosovës do të lirohet ose do të vazhdojë të mbahet edhe më tej nga autoritetet franceze.

Haradinaj është ndaluar sot pas orës 15 në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze.

Besohet se është një fletëarrest i Serbisë nga viti 2004 që i ka futur në veprim policinë atje, pasi emri i Haradinajt figuron në Interpol dhe Europol

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...