Jessen-Petersen: Kosova ka udhëheqje jashtë kohe dhe jashtë realiteti

PUBLIKUAR

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lirë se lidershipi në Kosovë është i jashtëkohshëm dhe jashtë realitetit.

Ai tha se Kosova ka nevojë për “një gjeneratë të re të udhëheqësve politikë”, meqë siç tha “liderët e sotëm nuk po tregojnë asnjë vizion përveç vullnetit për të qëndruar në pushtet”.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Soren Jessen Petersen, tha se Kosova vazhdon të përballet me të njëjtat probleme sikur edhe shumë vite më parë: me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndërlidhur me këtë edhe mungesën e zhvillimit ekonomik.

Ai tha se BE-ja duhet të jetë më e qartë ndaj Serbisë duke ia bërë me dije se nëse ajo do “që të ecë drejt integrimeve evropiane duhet të ndalojë destabilizimin e Kosovës, posaçërisht përmes ndalimit të veprimeve në veri”.

Jessen Petersen ka qenë Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, ndërmjet viteve 2004 dhe 2006, në kohën kur kanë filluar edhe bisedat në Vjenë për statusin politik të Kosovës, me ndërmjetësimin e Presidentit Ahtisaari.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...