Ja si u pritën heronjtë pas rikthimit në atdhe (VIDEO)

PUBLIKUAR

loja

Rreth orës 03:25 minuta të mëngjesit të së mërkurës ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit avioni me lojtarët dhe të gjithë stafin e Kombëtares shqiptare.

Edhe pse orari ishte totalisht i papërshtatshëm një surprizë mjaft e bukur i priste lojtarët kuqezi, me mijëra persona, më shumë se çdo herë tjetër, kishin dalë në pritje të tyre.

Presidenti i FSHF-së, Duka, trajneri De Biasi dhe kapiteni Cana folën për mediat në aeroport. Armand Duka është shprehur se i gjithë stafi shqiptar ka respektuar rregullat e UEFA-s, por edhe ato shtesë të vendosura nga pala serbe. Por, sipas tij kanë qenë pikërisht serbët të cilët kanë prishur lojën e futbollit.

Trajneri De Biasi e ka cilësuar si dramatike atë që ndodhi në kryeqytetin serb, ndërsa shtoi se kjo ndodhi në momentin më të mirë të kombëtares sonë.

Kapiteni dhe lideri i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana ka thënë se lojtarët shqiptarë janë tradhtuar nga ata të cilët ishin përgjegjës për sigurinë e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...