Ajeti vendos për të ardhmen

PUBLIKUAR

Arlind Ajeti ka vendosur të mbetet në Torino edhe pse trajneri serb, Sinisa Mihajlovic nuk e ka aktivizuar asnjëherë në Serie A deri më tani

Arlind Ajeti ka mundësin të gjej një skuadër gjatë janarit ku mund të luaj si titullar, por mbrojtësi kosovar preferon të mbetet në Torino. Tuttosport, shkruan se 23-vjeçari, që deri tani ka pasur në dispozicion vetëm 120 minuta deri më tani, kërkon të tregojë se vlen për skuadrën e Sinisa Mihajlovicit.

“Shqiptari mbërriti gjatë muajve të verës me parametra zero pas 6 muajve pozitivë në radhët e Frosinones. Gjithashtu ai erdhi pas evropianit të zhvilluar nën drejtimin e Gianni De Biasit, madje ai arriti ta ruante për dy herë të paprekur portën e Berishës, ndaj Rumanisë por edhe ndaj Francës deri në momentin e zëvendësimit”, shkruan Tuttosport.

“Për këtë arsye, afrimi i Ajetit te klubi Granata u prit me optimizëm nga tifozët të cilët kërkojnë që t’i jepet një mundësi përpara se ta shikojnë që të largohet”, thekson gazeta italiane në shkrimin e saj.

Gjatë javëve të fundit, Pescara, Crotone dhe Empoli janë interesuar në Torino për huazimin e 23-vjeçarit. Të tria këto skuadra, që janë në garën për mbijetesën në elitën e futbollit italian, do ti garantonin Ajetit hapësirën e nevojshme për të luajtur titullar

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...