Mamadou Sakho mund të transferohet në Galatasaray gjatë janarit
Mamadou Sakho pritet të largohet nga Liverpooli gjatë janarit pasi Jurgen Klopp nuk llogarit në të për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas AKK-Sport, skuadra turke Galatasaray ka shfaqur interesim për huazimin e francezit, përcjell Express.
Thuhet se gjiganti turk i ka ofruar klubit anglez 850 mijë funte (1 milion euro) për ta huazuar Sakhon deri në fund të sezonit.
Përveç Galatasarayt, për francezin interesim kanë shfaqur edhe West Brom, Inter dhe Milan. /Express/



