Wesley Sneijder, ylli i Galatasarayt, mund të transferohet në Kinë
Ylli i Holandës, Wesley Sneijder, mund të largohet nga gjiganti turk, Galatasaray, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Voetbal International, ish-mesfushori i Interit ka marrë oferta nga Superliga e Kinës, ku interesim ka shfaqur skuadra Beijing Guoan.
Mesfushori holandez, megjithatë, preferon transferimin në elitën e futbollit amerikan (Major League Manager). /Express/



