PAOK injoron Kaçen

PUBLIKUAR

Ergys Kaçe, mesfushori i Shqipërisë, është lënë jashtë skuadre së PAOK-ut

E ardhmja e Ergys Kaçes mbetet në udhëkryq. Në pritje për të mësuar skuadrën me të cilën do të luajë në pjesën e dytë të sezonit, mesfushori shqiptar duket se nuk është pjesë e planeve të PAOK-ut.

Mesfushori nga Korça nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Levadiakosit, të cilën PAOK-u e fitoi me rezultat 0:1.

Gjatë javës së kaluar në media është përfolur për një interesim të Skënderbeut edhe Kukësit, të cilët synojnë të përfitojnë nga situata për ta sjellë Kaçen në Kategorinë Superiore.

Gjatë janarit Kaçe duhet të bëjë një zgjedhje pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës nga Selaniku. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...