Edhe Daily Mail paralajmëron për kthimin e Lavdrim Muhaxherit me 400 ushtarë në Kosovë

PUBLIKUAR

Gjenerali shqiptar i ISIS-it, famëkeqi Lavdrim Muhaxheri, thuhet se është kthyer në Evropë bashkë me 400 ushtarët e tij më të besuar, duke ikur nga zona e luftës në Siri.

Shërbimet inteligjente italiane thonë se ish-puntëroi i NATO-së, Lavdrim Muhaxheri dhe ushtarët e tij janë mes mijëra personave që kanë ikur pas humbjeve të betejave të ISIS-it në Siri

Shumica e luftëtarëve besohet se janë maskuar si refugjatë për t’i kaluar kufijtë dhe për t’u futur në Evropë pa u identifikuar.

Muhaxheri, ndryshe i njohur si Abu Abdullah al Kosova, nuk është vetëm lider shqiptar i ISIS-it, por edhe një ndër figurat më publike, duke u njohur si rekrutues i një numri të madh të xhihadistëve të huaj.

Ai kishte shkuar në Siri në vitin 2012, dhe qysh atëherë është shfaqur në shumë video propagandistike, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen xhihadit, e gjithashtu ka publikuar fotografi duke ia hequr kokën një mashkulli.

Veç kësaj, ai ka publikuar edhe një video ku shihet duke e vrarë me granatahedhës një të burgosur.

Me 24 shtator të vitit 2014, Departamenti i SHBA-së e kishte kategorizuar Muhaxherin si terrorist global.

Gazeta italiane ‘L’Espresso’, duke i cituar shërbimet inteligjente, ka thënë se afër 400 luftëtarë të kalifatit janë kthyer me të në Kosovë. /Dailymail

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...