Guardiola: Jemi dhjetë vjet pas Manchester Unitedit

PUBLIKUAR

Pep Guardiola mendon se Manchester City është dhjetë vite prapa rivalit të qytetit, Manchester Unitedit

Manchester City ka fituar disa tituj që nga viti 2010: dy tituj në Premierligë dhe dy trofe në  League Cup.

Por, Pep Guardiola insiston se Cityt i duhet të kualifikohet vazhdimisht në dekadën e ardhshme në Ligën e Kampionëve për ta zënë rivalin e qyteti, Manchester Unitedin.

“Ne nuk kemi histori me këtë fanellë si  Barcelona, Juventusi, Bayern Munich apo Manchester United”, ka deklaruar Guardiola.

“Duhet të jemi çdo vit në Ligën e Kampionëve në dekadën e ardhshme. Kjo është më e rëndësishme për këtë klub sesa të fitoj një titull, më besoni, më shumë se kaq”, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...