Jovanovic i reagon Dacic’it: Je nacionalist që nxit grindje dhe vuajtje

PUBLIKUAR

Partia Liberal Demokrate e Serbisë në një reagim ndaj deklaratave të Ivica Dacic Kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Ministër i Jashtëm i Serbisë, ka theksuar se Dacic zhvillon një politikë nacionaliste që nxit grindje dhe vuajtje.

Ivica Daçiq me deklaratat e tij me vetëdije i dëmton marrëdhëniet në rajon dhe përsëri përhap dhe provokon reagime nga vendet fqinje, thuhet në njërën nga dy komunikatat e Partisë Liberale Demokrate serbe, si reagim ndaj intervistës së shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ku ai ditë më parë tha se Serbia ka bërë gabim të madh me pranimin e Maqedonisë nën emrin kushtetues, përcjell Telegrafi.

Sipas PLD-së, deklarata e Daçiq vetëm konfirmon se politika e tij parimisht llogaritet nacionaliste e cila çdoherë nxit grindje dhe vuajtje.

 

Por nga partia e Daçiq, Partia Socialiste e Serbisë (PSP) si reagim ndaj komunikatës së PLD-së, thonë se Serbia ‘nuk nxit grindje, por nuk do ta lejojë askën ta fyejë’ dhe pyesin pse PLD nuk reagon ndaj të gjitha deklaratave të cilat dëshmojnë marrëdhënie jokorrekte të vendeve fqinje ndaj Serbisë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...