Thaçi uron sekretarin e ri të Kombeve të Bashkuara për marrjen zyrtare të detyrës

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar sekretarin e ri të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, për marrjen e detyrës.

Në telegramin e urimit, presidenti Thaçi ka shprehur bindjen dhe besim e tij për përkushtimin e sekretarit Guterres në forcimin e rolit të organizatës më të rëndësishme globale të kombeve dhe shteteve të lira.

Ky është telegrami i presidentit Thaçi dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara:

Shkëlqesia Juaj,

Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju uroj marrjen zyrtare të detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Republika e Kosovës si shtet i ri dhe demokratik po jep kontribut të vazhdueshëm për paqen në rajon, për rritjen e bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe realizimin e synimeve euroatlantike.

Shteti ynë dhe institucionet e tij zotohen për bashkëpunim të ngushtë me Ju dhe mbeten të përkushtuara në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara.

Shpreh bindjen dhe kam besim të plotë për përkushtimin tuaj në forcimin e rolit të organizatës më të rëndësishme globale të kombeve dhe shteteve të lira./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...