Tre raste të dhunës në familje shënohen në ditën e parë të Vitit të Ri

PUBLIKUAR

Në tërë Kosovën në 24 orët e fundit janë shënuar tre raste të dhunës familjare. E viktima në të tri rastet kanë qenë femrat

Në Podujevë është arrestuar burri pas që ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten deh dy fëmijët gjatë mesnatës.

Në qytetin e Pejës po ashtu bashkëshorti ka shkaktuar dhunë fizike mbi gruan e tij që si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima më vetëdëshirë ka shkuar në strehimore. Këtu për dallim nga rasti në Podujevë i dyshuari siç njofton policia ka qenë në gjendje të dehur.

E pak më larg nga Peja, në Gjakovë gjithashtu një burrë i kombësisë shqiptare ka rrahur bashkëshorten e tij me kombësi ashkalike.

Më urdhër të prokurorëve të rasteve, të tre të dyshuarit anë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje. /klankosova/.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...