Witsel: Ja pse refuzova Juventusin për Kinën

PUBLIKUAR

Axel Witsel ka refuzuar Juventusin për t’u transferuar në Kinë, zgjedhje që belgu thotë se e kishte shumë të vështirë për të marrë

Kampionët e Italisë, Juventusi, kanë humbur betejën me skuadrën kineze Tianjin Quanjian për Axel Witsel. Sipas “Tuttosport”, kinezët i ofruan 18 milionë euro në sezon Witselit, diçka që e shtyri të refuzojë ofertën e Juvenutsit.

27 vjeçari thotë se e kishte të vështirë për të refuzuar Juventusin, por në fund vendosi për të mirën e familjes së tij.

“Ishte vendim shumë i vështirë pasi ata janë klub i madh”, tha fillimisht ai.

“Por, kisha ofertë të mirë që nuk mund ta refuzoja, kjo është në të mirën e familjes time”, theksoi belgu.

“I uroi gjithë të mirat Juventusit, shpresoj të fitojnë Ligën e Kampionëve. Unë do të bëjë tifo për ta. Ku i dihet, ndoshta në të ardhmen do të na bashkohen rrugët”, shtoi më tej Witsel. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...