Mustafa: Muri në veri, lojë e ulët e Serbisë

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka thënë se muri i ndërtuar në veri është një lojë e ulët e Serbisë.

Ai tha se përmes këtij muri Beogradi po tenton të krijojë problem artificial në mënyrë që të bisedohet për këtë çështje me muaj të tërë në Bruksel.

“Muri i ndërtuar në veri është një lojë e ulët e Serbisë, e cila përmes saj ka tentuar fillimisht të krijojë një problem artificial me të cilin ne do të merreshim në Bruksel me muaj të tërë. Së dyti, përmes këtij muri Beogradi po përpiqet të na nxis në konflikte të brendshme në Kosovë dhe të prodhojë kriza në politikën kosovare si dhe me qytetarët serbë në veri të vendit”, tha kryeministri për Telegrafin.

Ai tha se Kosova nuk do të bie pre e këtyre provokimeve të politikës serbe.

“Andaj, ne nuk duhet të biem pre e këtyre provokimeve të politikës serbe dhe të jemi të unifikuar në raport me këtë çështje. Ndërkaq, muri është i paligjshëm, ashtu siç kanë qenë edhe barrikadat në veri. Ai mur duhet të rrënohet me fuqinë e ligjit”, u shpreh kryeministri.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...