Holger Badstuber mund të largohet nga Bayern Munich
Mbrojtësi i Bayern Munich, Holger Badstuber, është prioriteti kryesor i Manchester Cityt për afatin kalimtar të janarit, shkruan ESPN, transmeton Gazeta Express.
Pep Guardiola dëshiron të ribashkohet me gjermanin, i cili nuk po arrin të zë vend në formacionin e Carlo Ancelottit, sidomos pas afrimit të Mats Hummels.
City ka pranuar 21 gola në 19 ndeshje në Premierligë, diçka që po e shqetëson Guardiolën dhe e sheh 27 vjeçarin si zgjidhjen e duhur për pjesën e mbetur të sezonit. /Express/


