Besart Berisha vendos rekord historik në Australi (Video)

PUBLIKUAR

Lojtarët shqiptarë të cilët luajnë nëpër botë janë krenaria e gjithë shqiptarëve anë e këndë botës.

I tillë është edhe Besart Berisha i cili po vazhdon shkëlqimin në Australi me Melbourne Victory.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e parë në takim nga pika e bardhë, e gjitha kjo në fitoren 4-2 ndaj Newcastle Jets, transmeton Telegrafi.

Berisha tashmë është golashënuesi më i mirë në A-League (liga elitare e Australisë) me dhjetë gola.

Por, nuk mbaron këtu, me këtë gol ai ka vendosur rekord historik pasi është bërë lojtari me më së shumti goli në histori të kësaj lige, gjithsej 91.

Në të kaluarën në Australi kishte luajtur edhe për Brisbane Road, ku në tre sezone kishte shënuar 48 gola. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...