Vidal shokon Bayernin, ‘konfirmon’ klubin e ri përmes rrjeteve sociale (Foto)

PUBLIKUAR

Arturo Vidal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas spekulimeve se kërkohet nga Chelsea

Këto spekulime mesfushori i Bayern Munichut i ka rritur edhe më shumë pas pëlqimit që bëri në Instagram, shkruajnë “The Sun” e “Thesportbible”, transmeton Gazeta Express.

Ai ka pëlqyer një postim ku në foto është së bashku me Antonio Conten kur ishin pjesë e Juventusit dhe duket se dëshiron të transferohet në “Stamford Bridge”. Conte ka kërkuar nga Roman Abramovich që të bëjë të pamundurën për ta transferuar kilianin.

Conte ditë më parë tha se gjatë janarit do të tentojë të transferojë lojtar që tashmë kanë njohuri për filozofinë e lojës së tij, ku Vidal është një ndër më meritorët për suksesin e Contes te Juventusi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...