Sergio Aguero është golashënuesi më i mirë i Premierligës për vitin 2016
Premierliga ka publikuar disa statistika të vitit 2016, ku sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është golashënuesi më i mirë me 27 gola.
Në vendin e dytë është Harry Kane me 22 gola, i ndjekur nga Diego Costa me 21 gola.
Top pesëshen e Premielrigës për vitin 2016 e përmbyllin, Jermain Defome 20 gola dhe Alexis Sanchez me 19 gola. /Express/



