Përleshje mes tre personave në Strellc të Deçanit

PUBLIKUAR

Nata e Vitit të Ri në Rrafshin e Dukagjinit nuk ka kaluar pa një incident, dhe kësaj radhe nuk kanë qenë fishekzjarret pas orës 00:00.

Është bërë e ditur se një rrahje mes tre personave ka ndodhur sonte (e shtunë) në fshatin Strellc të Epërm, të Komunës së Deçanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ku sipas dëshmitarëve dy persona kanë sulmuar një të afërm të tyre, gjersa ai ndodhej brenda një makine të tipit Golf, transmeton Telegrafi.

Mësohet se situata ka eskaluar deri në atë masë, sa që janë përdorur edhe shufra hekuri gjatë rrahjes.

Kjo ngjarje ka ndodhur edhe në prani të familjarëve të njërit prej personave të përfshirë, gjersa mësohet se arsyeja e përleshjes kanë qenë marrëdhëniet e prishura për pasuri.

Ngjarjen e kanë konfirmuar për Telegrafin edhe Drejtoria Regjionale e Policisë në Pejë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...