Ambasadori Britanik: Besoj në fuqinë popullit të Kosovës për të ardhme të ndritshme (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, nëpërmjet një video të publikuar në Facebook u ka uruar kosovarëve Vitin e Ri.

“Britania dëshiron ta shohë Kosovën të prosperuar dhe të sigurt. Unë besoj në fuqinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për Kosovën”- ka thënë ndër të tjera O’Connell.

“Të dashur miq,

Meqë po i afrohemi fundit të vitit 2016, dëshiroj të ju uroj juve dhe familjeve tuaja lumturi dhe prosperitet në vitin 2017.

2016 ka qenë një vit i ndryshimeve të mëdha rreth botës. Por, disa gjëra nuk ndryshojnë. Britania dëshiron ta shohë Kosovën të prosperuar dhe të sigurt. Unë besoj në fuqinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme për Kosovën. Ajo e ardhme varet nga ju. Në vitin 2017, ashtu si në të kaluarën, ne do të jemi këtu për të ju ndihmuar.

Gëzuar Viti i Ri!”- ka thënë O’Connell.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...