Barcelona pritet t’ia vazhdojnë kontratën Andres Iniests
Pas Luis Suarezit dhe Neymarit, drejtuesit e Barcelonës pritet t’ia vazhdojnë kontratën edhe yllit tjetër të skuadrës, Andres Iniestas.
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Iniesta pritet ta vazhdoj kontratën me gjigantin nga La Liga deri në vitin 2020.
Kontrata aktuale e mesfushorit përfundon në vitin 2018, por klubi ka vendosur që t’i vazhdoj bashkëpunimin edhe për dy vite tjera.
Pas Iniestat për vazhdimin e kontratës e ka radhën Lionel Messi. /Express/



