Përurohet Qendra Rinore në Magurë (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga bashkëpunëtorë e tij, gjatë ditës së sotme janë pritur nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti të cilët së bashku kanë përuruar Qendrën Rakreative- Sportive në Magurë.
Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, shprehet i lumtur që në këtë fundëvit rinia e rajonit të Magurës po merr dhuratën më të mirë, pra Qendren Rekreative –Sportive e cila do të ju mundëson atyre për ti zhvilluar aktivitetet e tyre rekreative kulturore dhe sportive në këtë hapësirë e që është i veçantë në Komunën e Lipjanit.
Komuna e Lipjanit ka njoftuar se kryetari Ahmeti po ashtu ka falenderuar Qeverinë e Kosovës Kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrinë e Kulturës e cila ka ndihmuar për financimin e këtij objekti.
“ne po ashtu në kuadër të projekteve tona do të bëjmë të pamundërën që qytezës së Magurës t’ia kthejmë karakterin e qytezës duke ndërtuar gjithë infrastrukturën e nevojshme”, ka thënë Kryetari Ahmeti, duke shtuar që do të vazhdojmë edhe më tutje do të ketë investime me projektet e palnifikuara në mënyrë që të ju përgjigjemi nevojave dhe kërkesave të tjera karshi qytetarëve maguras.
Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka uruar të pranishmit për këtë hapësirë të mrekullueshme.
“ ne gëzohemi kur të shohim objekte të shkëlqyeshme dhe të cilat krijojnë kushte që ju si banor të kësaj qytetëze por edhe të rajonit të shfytëzojnë këtë ambient të mirë për të shfaq vlerat kulturore dhe për ti kultivuar ato vlera”, ka thënë Kryeministri Mustafa, duke theksuar se ne po mundohemi të krijojmë kushte në të gjitha venbanimet e Kosovës si objekte shkollore dhe hapësira të tilla sikur kjo e Magurës. Kryeministri Mustafa po ashtu uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ndërtimit të shkollës së re në Magurë.

SHIKO MË SHUMË

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...