Krasniqi: Nëse e kanë veç një provë kundër meje, le të më mbajnë përgjithmonë në burg

PUBLIKUAR

Zëdhënësi dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se nëse ekziston ndonjë provë për ta dënuar atë, “le të më mbajnë gjithmonë në burg”. Ai këtë e ka thënë pasi Prokuroria kishte ngritë aktakuzë kundër aktivistëve të VV’së të cilët dyshohen se kanë sulmuar Kuvendin me zollë. Ndër, ta ishte edhe Frashër Krasniqi

Prokuroria dje kishte ngritë aktakuzë për aktivistët e VV’së të cilët dyshohen se kanë qenë organizator të sulmit me zollë ndaj ndërtesës së Kuvendit. Pjesë e të dyshuarve ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Frashër Krasniqi ka thënë se nëse ekziston ndonjë provë kundër tij që dëshmon fajësinë e tij dhe të aktivistëve të tjerë të VV’së, “atëherë lë të më mbajnë përjetësisht në burg”.

Statusi i plotë:

100 aktakuza le t’na i ngrisin. Sepse rezistenca gjithmonë në histori është kalitur nga represioni i pushtetit. Rezistenca gjithmonë është bërë më e fortë, sa herë që pushteti ka tentuar shtypjen e saj me forcë.

Po e përsëris: nëse veç një provë të besueshme e dëshmon prokuroria për fajësinë e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s, atëherë le t’më mbajnë përjetësisht në burg.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...