Selatin Retkoceri uron për festat e fundvitit

PUBLIKUAR

Kryetari i LVV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri përmes facebook-ut ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e festave të fundvitit, transmeton LipjaniNews

“Të nderuar qytetar, miq e familjar! Më lejoni që të ju uroj vitin e ri 2017 me dëshirën që të harrojmë sa më parë dhe të mos na përseriten kurrë të këqijat që na ndodhën gjatë vitit 2016.
Qytetarëve e venditi kanë të freskëta momentet kur mbetën pa frymë, jo pse ata humbën frymarrjen, por se atyre iu mohua ajo”, tha ai.

Sipas Retkocerit, qytetarët, bijtë dhe bijat më të mira të kombit dhanë gjithëçka për shtetin e tyre, nuk i morën asgjë këtij shteti.

“Qeveritarët dhe pushtetarët nuk i dhanë asgjë, ia morën dhe po vazhdojnë t’ia marrin të gjitha.
Viti 2016 ishte viti i dështimeve ma të mëdha prej pavarësisë e këndej, të perkujtojmë vetëm dështimet e mëdha të Qeverisë si: Asociacioni, Demarkacioni, Liberalizimi, Zhvillimi Ekonomik, Muri i Mitrovicës, Korrupcioni, Drejtësia, Dialogu, Gjykata Speciale, Klani “PRONTO”, Vdekja e Astritit, Pensionet e veteranëve, PISA, Ndotja e ajrit, Ambienti, Arbitrazhi”, pohon ai.


“Urojmë dhe shpresojmë që viti 2017, të jetë vit i kthesës, shpresës, prosperitetit, zhvillimit, investimeve, stabilitetit, punësimit, shkollimit, paqes dhe dashurisë ndërmjet njerzëve.
Shpresa se kjo do të ndodhë është fare e vogël për aq kohë sa nuk do të kemi zgjedhje të reja”, perfundon urimi. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...