Viti i mbrapshtë

PUBLIKUAR

Viti 2016 konsiderohet vit i mbrapshtë për qytetarët e Kosovës. Gazi lotsjellës, koktej i molotovit, granata ndaj institucioneve, protesta në rrugë, korrupsioni e gjykimi…, ishin vetëm disa “pjesëza” të mozaikut kosovar. Izolomi e korrupsioni ishin sfidat e pakapërcyeshme të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës .

“Zëri” në mënyrë kronologjike, bardhë e zi, ua sjell ngjarjet e vitit 2016

Sulmet me koktej molotovi ndaj ndërtesës së Qeverisë e ndaj Presidencës, si dhe ai me predhë ndaj Kuvendit kanë shënuar pikën më të rëndë të krizës politike në vend gjatë vitit 2016.

Viti që po mbetet pas u karakterizua me protesta në rrugë e në Kuvend, ndërsa demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ishin temat qendrore gjatë 12 muajve të këtij vit.

Në anën tjetër, qytetarëve të Kosovës as në vitin 2016 nuk u janë liberalizuar vizat, Kosova ende nuk e ka formuar Ushtrinë, pavarësisht premtimeve të pushtetarëve, shteti i Kosovës u pranua vetëm nga dy shtete të OKB-së. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...