Fillon aksioni i shpërndarjës së dhuratave në Lipjan

PUBLIKUAR

Të ejten ka filluar aksioni i fundëvitit për shpërndarjen e dhuratave për fëmijët me nevoja te veçanta dhe fëmijë nga familjet skamnore të Komunës së Lipjanit.

Ky askion për shpërndarjen e dhuratave po bëhet nga të rinjët (vullnetarë) të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Lipjan dhe është mbështetur me mjete financiare nga Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, ku dhe ju është siguruar transporti për shpërndarjen e këtyre dhuratave.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti është shprehur se kjo është një simbolik që në prag të festave të fundvitit të gëzohen edhe fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë dhe ta ndiejnë veten sikur fëmijët e tjerë të sheteve më të avancuara, njëkohësisht kreu lipjanas ka falenderuar të rinjët (vullnetarë) për paketimin dhe shpërndarjen e këtyre dhuratave.
Këtij askioni iu kanë bashkangjitë edhe disa prej bizneseve lokale.

SHIKO MË SHUMË

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...