Isco ka një lajm të keq për drejtuesit edhe tifozët e Real Madridit
Mesfushori spanjoll, Isco nuk do ta vazhdoj kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2017, shkruan e përditshmja shpotive madrilene, AS.
Ish anëtari i Malagas ka kontratë me Los Blancos deri në qershor të vitit 2018, por nuk do të ngutet që të vazhdoj kontratën.
Drejtuesit e Los Blancos ia kanë bërë gati marrëveshjen e re, por Isco do të pres deri në fund të sezonit për të parë se çfarë roli do të ketë në ekip.
Edhe pse Isco ka oferta nga klube të ndryshme, prioritet mbetet vazhdimi me Real Madridin. /Express/



