Politika, larg duart nga arsimi

PUBLIKUAR

Ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, nuk është shprehur i shqetësuar me raportin e fundit të PISA-s për Kosovën pasi ky vlerësim, sipas tij, është pritur. Në intervistën dhënë “Zërit” ai kërkon nga Qeveria të ndërtojë infrastrukturën ligjore dhe jo të “rehatojë” ministra, këshilltarë, shefa kabinetesh e zyrtarë të tjerë të lartë në jetën akademike… Ai kërkon që politika të largohet nga arsimi

Presidenti i vendit dhe kryeministri i shmangen realitetit në arsim me qëllim që të fshehin përgjegjësinë e tyre për gjendjen e krijuar.

Kështu vlerëson ish-rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Në intervistën dhënë për “Zërin” Zejnullahu kërkon që politika të qëndrojë larg arsimit.

“Kosova i ka kapacitetet ta ndryshojë këtë gjendje, por duhen larguar nga arsimi politika dhe shërbimet e fshehta të saj”, thotë Zejnullahu, i cili thotë se testi i PISA-s ka qenë i pritshëm.

Zëri: Si mësimdhënës, si i përjetuat rezultatet e testit PISA?

Zejnullahu: Si mësimdhënës nuk e arsyetoj një reagim të përmasave të një tronditjeje për një rezultat testi që reflekton realisht gjendjen në arsimin e Kosovës. Këtë gjendje e kemi ditur, rezultatin e kemi pritur dhe për këtë kemi kontribuuar të gjithë, qoftë me veprim apo me mosveprim. Sikur ende nuk e kemi të qartë se në përgjithësi arsimi në Kosovë e brenda tij, edhe ne mësimdhënësit, jemi futur në rrugën e vetnënshtrimit nga e keqja. Nga kjo rrugë nuk dilet me reagime histerike e duke qëndruar në paqe me të keqen, e cila u ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për përfitime joligjore të gjithëve që kanë “fuqi” e pafytyrësi. Rezultati pastaj nuk duhet të na befasojë…

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...