Pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Lista Serbe ka ngrirë sërish aktivitetin politik në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit e kësaj Liste janë penduar edhe me emërimin e ministres së re Mirjana Jevtiq, me ç’rast kërkojnë shkarkimin e saj
Vetëm pesë ditë pas kthimit në Kuvend, Lista Serbe ka ngrirë sërish punën në legjislativ, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ky vendim i Listës Serbe erdhi vetëm dy ditë pas takimit që drejtuesit e këtij subjekti politik patën me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.
Në një deklaratë për medie të lëshuar nga Lista Serbe, e nënshkruar nga kryetari i saj, Slavko Simiq, bëhet e ditur se kjo parti do të nisë ta bojkotojë sërish punën në Kuvend.
Sipas saj, ministrja e re, e emëruar pas shkarkimit të ish-ministrit Lubomir Mariq, do të shkarkohet përfundimisht.
Mirëpo, për një gjë të tillë ka reaguar Qeveria e Kosovës, përfaqësues të së cilës kanë thënë, se vetëm kryeministri Mustafa vendos se kush do të shkarkohet e kush jo.
Kurse, ngrirja e pozicioneve sipas tyre, nuk e rrezikon aspak punën e Qeverisë së Kosovës…


