Vuçiq shkarkon ministren e Qeverisë Mustafa

PUBLIKUAR

Lista serbe përmes një kounikate për media kanë bërë të ditur vendimin që ministrja e re serbe Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti që iu dha para ca ditësh.

Ajo ende pa filluar mirë punën u largua nga qeveria e Kosovës me urdhër të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiqit.

Lista serbe në këtë avaz ka ngrirë edhe aktivitetet në institucionet e Kosovës, shkruan gazetametro.net

“Ju njoftojmë se ne ligjvënësit serbë në institucionet e përkohshme të Kuvendit të Kosovës do t’i zbatojmë të gjitha vendimet e presidentit Vuçiq dhe se i ngrijmë të gjitha aktivitetet e punës në Kuvend dhe Qeveri. Gjithashtu në përputhje me kërkesën e Aleksandër Vuçiqit është marrë vendim që Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti i ministres pasi që ajo si një serbe e Kosovës respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrit të Serbisë”, thuhet  në njoftimin e kësaj Liste.

Gazeta Metro ka provuar që të marrë qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë çështje, mirëpo një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...