Fazli Vitia shpallet sportisti i vitit 2016 për Komunën e Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Fazli Vitia është shpallur sportisti i vitit 2016 për Komunën e Lipjanit, në një ceremoni ku prezent ishte edhe kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sportist dhe musafir të tjerë.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka thënë se përzgjedhja e sportistit të vitit dhe sportistëve të tjerë më të mirë, është një akt falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e ndryshme që ata kanë arritur për gjatë vitit 2016. Ai po ashtu ka thënë se falë tyre janë arritur rezultate në disiplinat e ndryshme sportive në Lipjan për vitin 2016, është shprehur kryetari Ahmeti.
I pari i Komunës së Lipjanit, para të pranishmëve ka potencuar edhe angazhimin e Komunës për sportistët lipjanas, ku gjatë këtij viti ka mbështetur në mënyrë financiare klubet dhe individët në shumë prej 54.809.50 euro, njoftoi Komuna.

15781239_1373084376036704_8515507741857287350_n Gjithashtu rëndësi të theksuar i është dhënë edhe infrastrukturës sportive ku në në fillim të këtij viti është ndërtuar dhe rregulluar fusha e gjelbert e stadiumit të qytetit, janë ndërtuar 7 fusha të hapura sportive, janë përfunduar 3 salla sportive, qendra rekreative sportive në Magurë si dhe është duke u punuar intensivisht në ndërtimin e stadiumit të qytetit të Lipjanit, ka theksuar ndër të tjera kryetari Imri Ahmeti, duke bërë të ditur se edhe në vitin e ardhshëm do të investohet për sportin duke i mbështetur ata financiarisht por duke i ndërtuar edhe dy fusha të gjelberta sportive në fshatin Dobrajë e Madhe dhe Mgurë.
Komisioni i cili ishte i formuar për të shqyrtuar propozimet e dhëna nga Klubet Sportive që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në Komunën e Lipjanit, ka vendosur për 10 sportistët më të mirë për vitin 2016.
Leonita Hoxha,Fidan Bahtiri,Hafiz Buzuku,Burhan Berjani,Rita Olluri, Kreshnik Bahtiri, Granit Ejupi, Zana Bikliçi dhe Suad Jashari.
Komisioni vlerësues ka shpallur Fazli Vitia, sportistin e vitit 2016 për Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...