Policia ka njoftuar se në komunën e Suharekës është gjetur një trup i groposur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve që ka kryer dje lidhur me një rast që ka ndodhur me datë 06.10.2016 rreth orës 13:00 në komunën e Suharekës në ”Oraq” është gjetur një trup i pajetë, i groposur.
”Pas hetimeve lidhur me rastin, më 27.12.2016 në vendin e quajtur “Oraq” është gjetur një trup i pajetë, i dekompozuar dhe i groposur”, njofton Policia.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.


