Përveç yjeve të futbollit, kinezët po mendojnë të transferojnë edhe gjyqtarë në Superligën e Kinës
Viteve të fundit Superliga e Kinës është bërë shumë joshëse për yjet e futbollit. Klubet kineze janë duke bërë shpenzime marramendëse për transferimin e yjeve.
Por, së fundi kinezët kanë befasuar për një gjë tjetër. Sipas Daily Mirror, Superliga e Kinës po synon që ta transferoj top gjyqtarin e Premierligës, Mark Clattenburg, përcjell Express.
Clattenburg është emëruar referi më të mirë në botë në Globe Soccer Awards të martën. AI gjykoi finalen e FA Cup, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2016. /Express/



