LIVE: Serbi-Shqipëri 0:0

PUBLIKUAR

formacionet_9924

’ 20 minuta lojë në Beograd, ende 0:0. Forca Shqipëri!

—————————————————————-

16’ Serbët kanë iniciativën në lojë, mirëpo pa sukses. Ivanoviç gjuan nga krahu, por jashtë portës së Etrit Berishës.

———————————————————————–

7’ Serbia ka një gjysmërast shënimi, por për fatin e Shqipërisë topi kalon vetëm pranë portës kuqezi për të dalë jashtë.

———————————————————————

5’ Ndeshja gjerë tani po karakterizohet me lojë tejet të ashpër të futbollistëve vendas.

———————————————————————–

20:45 – Ka filluar ndeshja në stadiumin e Partizanit. Serbët luajnë të parët me topin para 25 mijë tifozëve serbë.

———————————————————————-

20:42 – Rreth flamurit të përbashkuar… është intonuar me zhurmë të madhe edhe nga futbollistët shqiptarë midis Beogradit. Fishkëllimat e tifozëve serbë nuk e ndalën atë.

———————————————————————–

20:40 – Të dyja skuadrat kanë dalë në fushë në stadiumin e Partizanit që është i mbushur me tifozë e policë.

———————————————————————

20:40 – Kjo është hera e parë që Serbia si shtet luan kundër Shqipërisë. Më parë ishin ndeshur Jugosllavia kundër kuqezinjve. Në Tiranë, Jugosllavia fitoi, në Beograd, 4:0.

————————————————————————

20:35 – Ja fanellat me të cilat do të luajë Shqipëria sonte kundër Serbisë në Shqipëri.

Ato nuk do të jenë kuqezi, por të bardha.

———————————————————————-

20:30 – Janë publikuar formacionet zyrtare para takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Serbia: Stojkovic, Nastasic, Ivanovic, Kolarov, Mitrovic, Tosic, Gudelj, Matic, Tadis, Lazovic, Djurcic

Rezervistë: Brkic, Rajkovic, Makjsimovic, Tosic, Tomovic, Petrovicx,Jojic, Ignjovski, Markovic, Kuzmanovic, Djordjevic, Mitrovic

Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Agolli, Mavraj, Lenjani, Cana, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Balaj

Rezervistë: Shehi, Hoxha, Çurri, Shala, Cila, Meha, Kaçe, Kapllani, Rama, Cikalleshi, Salihi, Vajushi

————————————————————————

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...