Guardiola ishte prezent në stadiumin e Liverpoolit, ky është reagimi i Klopp

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i pranishëm për ta parë nga afër ndeshjen që djemtë e Jurgen Klopp e fituan 4-1 ndaj Stoke.

City nuk ka fituar në Anfield që nga viti 2003, dhe një humbje për cilëndo skuadër do të thoshte shumë në garën për titull.

“Pep Guardiola është këtu sonte. Michael Edwards, drejtori sportiv, më dërgoi mesazh”, ka thënë Klopp para ndeshjes.

“Unë nuk jam i sigurt se ai shikon shumë lojë në stadiumet tjera? Kjo është shenja e parë se kjo është një lojë e veçantë!”, ka thënë ai për ndeshjen që e fitoi.

“Ne jemi duke parë përpara. Kjo është një lojë e vështirë për të dy skuadrat, por edhe një emocionuese. Lajmi më i mirë për ne është se ajo luhet në Anfield”.

I pyetur nëse prania e Guardiolës në Anfield ishte një shenjë respektit nga bosi i Cityt, Klopp shtoi.

“Unë nuk e di, unë e respektoj atë shumë, por unë nuk kam qenë në stadiumin e Cityt këtë sezon”.

“Ndoshta ata duan të shohin futboll të mirë, ndoshta Pep nuk pa asgjë sonte?”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...