Serbia mohon dëbimet e dhunshme të emigrantëve

PUBLIKUAR

Ministri për çështje sociale dhe të punësimit në Serbi, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se Serbia nuk i dëbon me dhunë migrantët ilegalë.

Në pyetjen e gazetarëve për t’i komentuar të dhënat e UNHCR-së se disa shtete në Ballkan në mënyrë ilegale i dëbojnë migrantët, Vulin është përgjigjur duke thënë se Serbia askend prej migrantëve nuk e kthen me dhunë në vendet e tyre, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Secili që ka hyrë në procedurën e azilit, ka të drejtë të mbetet deri në përfundim të saj”, tha Vulin në konferencën për gazetarë në Beograd, transmeton REL.

Zëdhënësja e UNHCR-së në Serbi, Mirjana Milenkovska, tha për AFP-në se “afro 1,000 njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, janë dëbuar vetëm në nëntor”.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...