Vulin tallet me vendimin për arrestimin e tij nga policia e Kosovës

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar Ministrin e punës në Qeverinë e Serbisë,, Aleksandar Vulin, për një vepër penale. Vulin reagon – nuk e njoh Kosovën si shtet.
Në vendkalimet kufitare ka arritur vendimi me urdhërin për arrestimin e Vulin, ndërsa Vulin për këtë thotë se ai “nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë arsye nuk ka mundur të kryej veprën penale të kalimit të kufirit, kur nuk egziston shteti që mund të ketë nje kufi”.

Siç merr vesh Tanjug, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar Vulin, për veprën penale – “të kalimit të paligjshëm të kufirit ose e kalimit kufitar sipas nenit 146, paragrafi 1 të KPK”, me gjobë.

“E kam marrë informatën se të ashtuquajturat autoritet në Prishtinë më kanë dënuar për një lloj të dënimit për gjoja kalimin e paligjshëm të kufirit. Unë nuk e pranoj Gjykatën e tyre, gjykimet e tyre, as që më bjen në mend për të vepruar në përputhje me vendimet e kësaj gjykate”, ka thënë Vulin për Tanjug./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...