Kërcënon edhe Rakiq: Do ta bëjmë vetë Asociacionin

PUBLIKUAR

Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe është rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vetë do ta formojnë AKS-në.

Kështu ka deklaruar sot kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Ai në një deklaratë për “Tanjug” tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin e djeshëm në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht formimi e Asociacionit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...