Jack Wilshere mund të transferohet në Serie A gjatë afatit kalimtar të verës
Sipas Calciomercato.com, Milan dhe Roma do të tentojë gjatë verës që ta transferojnë mesfushorin anglez, Jack Wilshere.
Të dy skuadrat kishin bërë përpjekje që ta transferojnë lojtarin gjatë janarit, por Wilshere vendosi që t’i bashkohet Bournemouthit si huazim deri në fund të sezonit.
Wilshere ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2018, derisa Roma dhe Milan shpresojnë që ta transferojnë anglezin gjatë verës me pak para. /Express/



