Gjendet trupi i pajetë i një 32-vjeçari në veri të Mitrovicës

PUBLIKUAR

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në mëngjes në një apartament në rrugën “Lola Ribar” është gjetur trupi i pajetë i një 32-vjeçari me iniciale  I.C.

I ndjeri raportohet se ishte student në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë, përcjell lajmi.net.

Shefi rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq i tha Tanjugut se trupi i pajetë i një të riu është gjetur në banesë dhe se rastin për Policinë e Kosovës e ka njoftuar një shoku i viktimës.

“Shkaku i saktë i vdekjes së 32-vjeçarit  ende nuk dihet. Trupi do të transferohet në Prishtinë për t’u kryer autopsia”, tha Bojiq./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...