Dënohet për vjedhje, kërkon vet që ta dëbojnë në Kosovë

PUBLIKUAR

Shumë nga të huajt të cilët dënohen për vepra të ndryshme penale, frikë më të madhe se sa nga vuajta e dënimit kanë nga masa e dëbimit në vendin e prejardhjes, që u shqiptohet paralelisht. Por, një kosovar 21 vjeçar, duket se bën përjashtim.

Siç shkruan Luzerner Zeitung, kosovari i ri nga kanton i Schwyz, është dënuar me 36 muaj burg për delikte të ndryshme, kryesisht vjedhje gjësendesh dhe parash në vetura.

Ai është rritur kryesisht nëpër shtëpi strehimi ndërsa gjatë vitit 2015 ka vjedhur në disa raste nëpër garazhe në lokalitete të ndryshme të Kantonit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.

Ai depërtonte në garazhe dhe nga veturat e pambyllura vidhte portofola me para brenda, letërnjoftime, kartela krediti dhe gjësende tjera me vlerë.

Me kartela pastaj provonte të nxirrte para nga automatet bankare pasi që ua gjente kodet përkatëse në kuletat e vjedhura.

Në këtë mënyrë ai ia ka dalë që të përvetësojë mbi 4300 franga nga kontot e huaja.

“Unë kam shkuar rrugës së gabuar. Tash unë dua që të shkoj në vendlindje dhe të filloj jetën nga e para. Dua të kthehem në Kosovë, dhe për këtë arsye e kam kërkuar vetë dëbimin nga Zvicra. Më kanë ardhur në maje të hundës shtëpitë e strehimit “, ka thënë ai para gjyqit.

Dhe Gjykata Penale e dënoi atë me heqje lirie 36 muaj dhe një gjobë prej 3000 frangash, transmeton albinfo.ch.

Pas vuajtjes së dënimit, ai, ashtu siç dhe ka shprehur dëshirën, do të dëbohet. Megjithatë i riu ka shpërthyer në zemërim kur e ka dëgjuar vendimin për dënim me burg!

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...