1.6 milion euro për zgjerimin e rrugës

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka publikuar tenderin për zgjerimin e rrugës Liqeni i Badocit – Mramor – Grashticë e ku për këtë qëllim ka paraparë të shpenzohen 1.653.000 euro, shkruan sot, gazeta Zeri.

Në njoftimin për kontratë, të publikuar në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se për operatorët ekonomikë (OE) që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces të prokurimit duhet ta kenë raportin e auditimit dhe të pasqyrave të audituara nga një kompani e licencuar e auditimit me reputacion për vitet (2013, 2014 dhe 2015), ku kërkohet që qarkullimi i OE-së ose grupit të jetë jo më pak se 500.000 euro.

Po ashtu, OE-të duhet të ketë kapital të mjaftueshëm për realizimin e kontratës, mjete të gatshme në xhirollogari nga kompania në bankë në vlerë prej së paku 50.000 eurosh, ose qasje të pakushtëzuar në kredi nga një bankë.

Po ashtu OE-të duhet të kenë inxhinier të diplomuar të ndërtimtarisë me tre vjet përvojë pune pas diplomimit; Të ketë dëshmi se ka menaxhuar së paku dy projekte nga lëmi i kërkuar – rikonstruktimi ose ndërtimi i rrugëve, si udhëheqësi i punishtes; Po ashtu OE-të duhet të kenë edhe inxhinier të diplomuar të ndërtimtarisë me dy vjet përvojë pune pas diplomimit si udhëheqës i punishtes në projektet e ndërtimit, rehabilitimit apo rikonstruktimit të rrugëve; Minimum dy projekte të realizuara në lëmin e kërkuar…

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...