Gjykata Speciale aktivizohet në fillimvit

PUBLIKUAR

Njohësit e çështjeve juridike e ekspertët e Kushtetutës fajësojnë Bashkimin Evropian  për mosfillimin e punës së Speciales, pasi që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e saj. Ndërkohë paralajmërojnë se tremujori i parë i vitit të ardhshëm do të jetë shumë “i nxehtë”.

Njohësit e çështjeve juridike thonë se Gjykata do të fillojë me ngritjen e akuzave në muajt e parë të vitit 2017 dhe menjëherë pas këtyre akuzave do të pësojnë edhe arrestimet, shkruan “Zëri”.

Ndërkohë që kritikojnë Bashkimin Evropian për vonesat edhe pse u kishte bërë një presion të madh institucioneve të Kosovës që me çdo kusht dhe sa më parë të miratohej ligji dhe të nënshkruhej.

“Kosova i ka kryer ato obligime, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë mjaft efikase dhe efiçiente”, ka thënë eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Sipas tij, tani është momenti i fundit që kjo Gjykatë të veprojë dhe të përfundohet me ankthin e kosovarëve.

“Është momenti i fundit të ketë më shumë përgjegjësi bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë BE-ja dhe shteti i Holandës bashkë me të tjerët që ta funksionalizojnë këtë Gjykatë dhe ta bëjnë punën sa më parë që të mos zvarritet me vite, siç ka qenë puna me tribunat e tjera e të mbahet peng i tërë populli i Kosovës dhe të lihen njerëzit në ankth dhe në stres”, ka potencuar ai.

Në anën tjetër hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se ngritja e aktakuzave do të fillojë në muajt mars-prill. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...