S’ka Asociacion, pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura (Video)

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, kohë më parë kishte deklaruar se nuk do të ketë hartim të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe para se Kosova ta ketë Kodin shtetëror telefonik të saj.

Mirëpo, pavarësisht që Kosova javën e kaluar ka marrë këtë kod dhe ky i fundit është publikuar në buletinin e ITU-së, ende nuk është bërë asnjë lëvizje sa i përket hartimit të statutit të Asociacionit, raporton Tribuna Channel.

Që hartimi i këtij statuti nuk ka filluar ende ka konfirmuar vetë ministrja Tahiri.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përkujton se ende ekzistojnë marrëveshje që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë që duhet të zbatohen paraprakisht, në mënyrë që të mund të diskutohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...