Higuain: Dybala është shumë i ngjashëm me Messin

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, e ka krahasuar bashkëlojtarin e tij, Paulo Dybala, me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ylli i Bianconerëve është bërë një prej sulmuesve kryesorë që prej se u transferua nga Palermo në vitin 2015, ndërsa ka marrë lëvdata nga bashkëkombësi i tij, i cili u transferua te Zonja e Vjetër gjatë verës së këtij viti duke thyer rekordin e transferimeve.

“Dybala dhe Messi janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Messi është më i miri dhe e dëshmon këtë çdo ditë”.

Dybala mund të mësojë nga Messi te Argjentina

“Paulo është ende i ri, është 23 vjeç dhe varet nga ajo që do të vijë në të ardhmen, ai i ka të gjitha karakteristikat për t’u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë”.

“Duhet të kesh fuqi mendore, sepse kur arrin shpejt në nivele kaq të larta, nuk është lehtë të qëndrosh aty për shumë vite”.

“Do të ketë shumë ngritje dhe rënie dhe duhet që gjithmonë të mbash baraspeshën dhe të mos i dëgjosh kritikat dhe lëvdatat”, ka deklaruar Higuain për Premium Sport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...