MTS-së i ndahen 134 mijë numra

PUBLIKUAR

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP) ia ka ndarë operatorit serb të telefonisë mobile MTS-së 60 mijë numra mobilë, si dhe 74 mijë numra fiks. Po ashtu, këtij operatori i është lejuar edhe vendosja e antenave në 30 lokacione në gjithë Kosovën

Operatorit serb të telefonisë mobile MTS-së, i cili është produkt i marrëveshjes mes palës serbe dhe asaj kosovare në negociatat për telekomunikacionin në Bruksel, i janë ndarë të premten hiç më pak se 134 mijë numra nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP). Në bazë të vendimeve të siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se nga kjo sasi e numrave, 60 mijë numra janë të telefonisë mobile, të cilat nisin nga 047/100-000 deri në 159 999.

Ndërkaq, numrat e telefonisë fikse vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë deri më tash.

Në bazë të vendimit shihet se në regjionin e Prishtinës MTS-ja do të kenë në shfrytëzim 14 mijë numra fiks, në regjionin e Mitrovicës do t’i ketë 46 mijë numra fiks, në regjionin e Ferizajt 6 mijë numra fiks, në atë të Gjilanit do t’i ketë 8 mijë numra fiks. Po ashtu, këtij operatori i është lejuar edhe vendosja e antenave në 30 lokacione në gjithë Kosovën. Antenat e MTS-së do të vendosen në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zupçe, Zveçan, Zveçan i Vogël, Kurillë, Verbovc, Joshanicë, Banjskë, Leshak, Leposaviq, në Manastirin Sokolica, në Manastirin e Deviçit, te Patriarkana e Pejës, në Deçan (Manastiri i Deçanit), Hoçë e Madhe, Graçanicë, Ranillug, Shillovë, Budrigë e Poshtme, Shtërpcë dhe Brezovicë.(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapgim online.zeri.info )

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...