Nasri: Në Sevillë kishte ushqim të mirë dhe femra të mira

PUBLIKUAR

Samir Nasri ka thënë se ushqimi i mirë dhe femrat e bukura i ndihmuan të vendoste që të shkojë te Sevilla.

Francezi u largua nga Manchester City për t’u huazuar për një sezon te andaluzianët, ndërsa i ka treguar disa detaje që kanë ndikuar në vendimin e tij. 29-vjeçari kishte kaluar pesë sezone të Ligën Premier para se ta ndërronte atë me La Ligan.

“Pata një para-sezon të mirë, por kisha nevojë për ndryshim. Guardiola dëshironte që unë të qëndroja. Në sezonin tim të fundit, pata shumë lëndime dhe doja të nisja diçka të re, të freskët”.

“Prandaj, kontaktova me klubet tjera, kur dëgjova për Sevillan, e dija se duhej të vija këtu. Po ashtu, e pyeta Jesus Navasin, (David) Silvan dhe Noliton për klubin, qytetin dhe gjithçka ishte mirë”.

“Kishte ushqim të mirë, femra shumë të mira… Bisedova me Guardiolan dhe ai më tha se këtu ishte një trajner i mirë dhe (asistenti) Juanma Lillo. Kjo ishte e gjitha që më duhej. Ishte e përsosur për mua”, ka deklaruar Nasri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...