Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka porositur kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, që të kujdeset që zyrtarët e ngarkuar në bisedimet që përfaqësojnë vendin, domosdo të kenë ndjeshmëri për vendin.
“Askush nga grupi për bisedime me Serbin, Edita, Shala apo Bahtiri nuk duhet të guxojnë, që të vendosin për diçka në dëm të funksionalizimit (muri,ngushtim rruge pergjat ures apo diçka tjeter) të qytetit në Mitrovicë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook, raporton Gazeta Express.
“Shteti nuk do të lejon asnjë vendim marrje nga jashtë dhe as nga grupet formale apo jo formale të shtyra nga kush do qofshin ato”, thuhet më tej në shkrimin e Mustafës.
Ky është shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Kryeministri (duhet te) kujdeset kush nga zyrtarët e ngarkuar në bisedimet që përfaqsojnë vendin, ata domosdo duhet të kenë ndjeshmëri për vendin tonë
Askush nga grupi për bisedime me Serbin, Edita, Shala apo Bahtiri nuk duhet të guxojnë, që të vendosin për diçka në dëm të funksionalizimit (muri,ngushtim rruge pergjat ures apo diçka tjeter) të qytetit në Mitrovicë. Shteti nuk do të lejon asnjë vendim marrje nga jashtë dhe as nga grupet formale apo jo formale të shtyra nga kush do qofshin ato. Ndjesia e rritur ndaj lirisë, duhet të jetë më e madhe për zyrtarët shtetëror…
Duhet siguri e mençur (intelegjente) zhvillimore në Ballkan.
Kontributi jonë i rëndësishëm për regjionin,
i domosdoshëm për kombin.
Duke ndihmuar në ambijentimin e përhershem te NATO-së,
ne regjionin tonë,
ne do të lëvizim drejt qytetërimit, modern, europian.


