Neymar mendon se Barcelona mund ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë nëse vazhdojnë me paraqitjet e ndeshjeve të fundit
Barcelona ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit Real Madridit në tre pikë, por “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Valencias – një kundërshtar që gjithmonë i ka krijuar probleme ekipit të Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.
Në një intervistë për faqen zyrtare të La Ligës, Neymar theksoi se Barcelona do të përpiqet për të fituar sërish titullin e Spanjës dhe se për ta bërë këtë duhet t’i marrin ndeshjet një nga një dhe mos të mendojnë për Real Madridin.
“Barça kampione në La Liga? Ka ende shumë ndeshje në ligë”, tha fillimisht ai. “Duhet të jemi më shumë të përqendruar për të dhënë maksimumin”.
“Duhet të shikojmë ndeshjet tona e jo ato të Madridit. Tani diferenca është në 3 pikë dhe duhet të vazhdojmë të qetë në pjesën e mbetur të sezonit dhe në fund do të shohim renditjen”, shtoi ai.
“Qëllimi jonë është të fitojmë çdo ndeshje të mbetur, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i marrim sfidat një nga një”, përfundoi Neymar. /Express/


